Kratova

Kratova

 

Një qytet i urave, kullave dhe tunele të nëndheshme

 

Kratovo gjendet në pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë. Qyteti është vendosur në ultësirën jugperëndimore të Maleve të Osogovës në luginën e Lumit të Kratovës, dega e majtë e Lumit Kriva. Supozohet se në vendndodhjen e sotme të qytetit ekzistonte qyteti me emrin Kratiskara. Në periudhën bizantine vendbanimi përmendet me emrin Kratis ose Koriton, ndërsa emri i sotëm është fituar nga pozicioni i qyteti mbi një krater të një vullkani të shuar.

Veprimtaria ekonomike më e rëndësishme në mesjetë ka qenë puna në minierë, të cilën në afërsi e  zhvilloi dhe popullata Sasi. Si një vend i rëndësishëm tregtar dhe me punë miniere pas gjysmës së dytë të shekullit të XIII, Kratova në shekullin e XIV u bë qendër tregtare e cila vizitohej nga shumë tregtarë të Dubrovnikut. Gjatë pushtimit turk u zhvillua punimi në miniera dhe tregtia. Në shekullin e XVI Kratova ka qenë qendra më e madhe e minierave në pjesën Evropiane të Turqisë. Në këtë shekull dhe në shekullin e ardhshëm XVII në Kratovë farkëtoheshin monedha argjendi dhe punoheshin prodhime bakri. Pas luftës Austri-Turqi dhe kryengritjes së Karposhit, ekonomia e Kratovës pëson rënie. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX numëroheshin rreth 5.000 deri 6.000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të XIX popullsia u ul në rreth 4.000 banorë.

Midis dy luftërave botërore Kratova nuk pëson rritje të popullsisë dhe zhvillim të ekonomisë. Pas Luftës së Dytë Botërore numri i popullsisë rritet vazhdimisht, por me ritëm të moderuar, kështu që prej rreth 2.000 banorë në vitin 1948, popullsia u rrit në 7.000 banorë në vitin 2002. Kratova qëndron vetëm në një rrugë. Në këtë mënyrë në veriperëndim lidhet me Kumanovën dhe Kriva Palankën, ndërsa në jug me Probishtip. Sot Kratova është qendër administrativo-drejtuese, arsimore dhe shëndetësore në zonën e saj gravitacionale. Në ekonomi rol udhëheqës kanë minierat dhe industria. 

 

Arkitektura e Kratovës – Kushtet e relievit e kësaj zone  kushtëzuan në Kratovë zhvillimin e një qasje të veçantë arkitektonike-ndërtimore. Shtëpitë janë vendosur në mënyrë amfiteatrale, me lartësi më të madhe në anën e poshtme sesa në anën e sipërme. Kryesisht janë dykatëshe ose më shumëkatëshe, me ballkone të dallueshme ku mund të shihet panorama e qytetit. Arkitekturën e Kratovës e karakterizojnë rrugët e ngushta dhe të pjerrëta, shumë ura, si dhe një numër i madh dyqanesh tradicionale artizanale dhe ndërtesa të tjera e të ndryshme arkitektonike individuale të vjetra dhe të reja.   

 

 

Urët e Gurit të Kratovës

 

Të shpërndara nëpër çarshi, bashkë me kullat, urat i japin qytetit pamje mesjetare dhe ambient të një qyteti muze. Nëpër Kratovë rrjedhin lumenjtë Manceva, Baba Karina dhe Tabaçka, të cilat bashkohen në qendër të Kratovës dhe formojnë Lumin e Kratovë. Urat janë ndërtuar me gurë të gdhendur, në formë harku të lëshuar nga të dyja brigjet. Të ndërtuar mbi shumë shtretër të thellë dhe të pjerët të lumenjve, ato janë të dukshëm njeri me tjetrin. Më e njohur është Ura Rada, por me bukurinë e tyre mahnitin dhe Urat Grofçanski, Çarshiski, Jokshirski, Arguliçki dhe Ura Gornomalski. 

Për urën më të njohur Ura Rada tregohet një legjendë rrëqethëse ku thuhet se Rada u muros e gjallë në urë. Sipas përrallës, urën e ndërtonin nëntë vëllezër, por ajo gjithmonë shkatërrohej dhe për ta forcuar, vëllezërit vendosën që ta murosin të gjallë nusen më të re. Ajo kishte një foshnjë dhe duke qarë luti vëllezërit që t’i lenë jashtë murit gjirin e djathtë, që të mund të ushqej djalin e saj. Ura gjendet në Lumin Manceva, i ngritur mbi dy kulla të larta.  

 

Zlatkova Kula

 

Zlatkova Kula (Kulla e Zlatkos) është më e vjetër dhe më e pasur, e ndërtuar në vitin 1365. Emrin e ka marrë sipas pronarit të saj të fundit, Gjorgji Zlatkov, i cili e bleu nga Asan Efendija, emrin e të cilit mbante në atë kohë. Ajo është e ndërtuar me murre të trasha prej guri dhe ka një lartësi prej gjashtë metro. Ka tre kate dhe në të hyhet me ndihmën e shkallëve lëvizëse. Në murin juglindor gjendet një pjesë e thellë, e cila ka qenë banjë me tualet. 

 

Eminbegova Kula 

 

(Kulla e Beut Emin) është 13 metra e lartë dhe 6 metra e gjerë. Porta është ndërtuar me gurrë të gdhendur. Në anën e djathtë të hyrjes, në formë briri, është ndërtuar një piramidë si objekt i vetëm. Ajo ka qenë banjë me tualet. Kulla ka tre kate, të ndara me konstruksion druri. Trashësia e dyerve të kësaj kulle është më e madhe se ajo e kullave të tjera. Këto dyer hapen duke u rrotulluar rreth sëpatash të trasha të mbështetura në ulluk prej guri. Në katin e tretë ka oxhak, kamare, rafte dhe dollapë për enë shtëpiake. 

 

 

 

Cocev Kamen (Guri i Coces)

 

Shkëmbi me origjinë vullkanike, i lartë disa qindra metra dhe i vjetër disa milion vite, sot konsiderohet si observatori parahistorike.  Bëhet fjalë për vendbanim neolit, i cili gjendet 25 kilometra në perëndim të Kratovës, në afërsi të fshatit Shopsko Rudari. Vetë shkëmbi paraqet shenjtërore shpirtërore, gjë që është e qartë nga mbetjet e shumta të dukshme edhe sot, si edhe nga sendet e gjetura në afërsi. Nga larg Cocev Kamen (Guri i Coces) duket si një shkëmb i zakonshëm. Por, disa hapa afër tij hapet një lokalitet i madh. Çarjet në formë shpellash janë vendosur në kate, para tyre gjendet rrafshinë, pishina për larje rituale, mbetje nga shkallë, fron guri, vende ulëse.

Para rreth 10.000 vjet këtu mbaheshin vallëzime rituale, larje nën ujëvarë dhe u ofroheshin sakrifica hyjnive të verës dhe lindshmërisë. Tek shpellat arrihet me shkallë, ndërsa ngjitja nëpër shkëmbin e pjerrët është njësoj si ndonjë sport ekstrem. Cocev Kamen (Guri i Coces) vazhdoi të mbajë funksionin e tij si observatori që në epokën e gurit dhe deri në epokën e neolitit dhe në epokën e bronzit. Disa shekuj pas epokës së re shenjtorja u shua. Vlera e Cocev Kamen (Guri i Coces) është zbuluar në vitin 1971. Disa hulumtues e konsiderojnë si lokalitetin e vetëm në botë që ka shenjtëri, sakrificë dhe observatori në të njëjtin vend. 

 

Kulla Simiqeva

 

Kulla Simiqieva është kulla më e rëndësishme, më e lartë dhe më e bukur e Kratovës. E ndërtuar në vitin 1370 nga udhëheqësi i atëhershëm i Kratovës, i madhërishmi Kostadin Dejanov. Në pjesën e brendshme është e ndarë në kate, ku më i bukuri është i katërti, me një pamje të mrekullueshme të qytetit. Në pjesët e sipërme arihet nëpërmjet shkallëve të ndërtuara me gurë në murin e anës jugore, kështu që lihet përshtypja sikur lëvizet nëpër tunel. Në kullë ka gjithsej 69 shkallë, të ndriçuara me tre hapje të vogla, ku njëra shërbente si observatori të murit verior i mbrojtur me mburojë guri. Në kullë në vitin 1921 është vendosur një orë, kështu që sot njihet si kulla e orës së qytetit.  

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.